Pandemia përplas Metën dhe Ramën, “beteja” nis nga Vlora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 përplasi në distancë kryeministrin Rama me presidentin Ilir Meta. Reagimet mes tyre nisën pasi numri i pacientëve ka ardhur në rritje progresive duke u dyfishuar krahasuar me fundin e muajit Janar. Në nivele të larta prej shumë ditësh janë dhe vdekjet në spitale. Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se shifrat e ditëve të fundit të infektimeve me COVID janë alarmante dhe shton se pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Ai u shpreh se situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare. Sipas presidentit, në një pandemi të rënduar dita ditës, është kriminale të bëhet sehir dhe infektimet e shtuara e humbjet e jetëve të trajtohen thjesht si statistikë.

“Janë regjistruar 18 viktima brenda një dite dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1. Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë. Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë”, thuhet në reagimin e Metës. Meta tha se mbrojtja dhe shëndeti i qytetareve duhet të jetë prioritet absolut. “Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë. I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët.

Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra deri më tani nuk po sjellin asnjë rezultat. Nevojitet një strategji e re, gjithëpërfshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit”, vijon kreu i shtetit në reagimin e tij në rrjetet sociale. Meta kërkon që të shtohen shpenzimet publike që lidhen me vaksinimin, testimin, trajtimin e të sëmurëve si dhe furnizimin e qendra spitalore më të gjitha barnat e nevojshme. Presidenti ka kërkuar edhe ndjekjen e politikave fiskale mbështetëse derisa të jetë siguruar dalja nga kjo krizë shëndetësore. Në fund i dha një mesazh për qytetarët që të mos neglizhojnë rregullat e vendosura për të parandaluar pandeminë.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Rama i përgjigjet Metës

Ndërsa presidenti vazhdon akuzat, Rama u shpreh se në plan të parë ka vaksinimin e të gjithë shqiptarëve. Nga Vlora ku nisi procesi i vaksinimit me vaksinë Pfizer, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe presidentin. Sipas Ramës, Meta po shpërdoron detyrën në favor të partisë që sipas tij administrohet formalisht nga Monika Kryemadhi “Presidenti ka kohë që nuk është më president, është thjesht një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja”, tha Rama. Rama ka vijuar me tej, duke e akuzuar presidentin se nuk po zbaton rregullat anti-Covid.

“Ai vjen në Vlorë natën, fshehurazi, shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria sepse shumë pak njerëz tani besojnë te LSI-ja”. Gjithashtu Rama tha se në zgjedhjet e 25 prillit, partinë e çiftit Meta-Kryemadhi e pret fundi. “Sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do te jenë një katastrofë për LSI-në”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV