Variant i ri i “Kent Covid”, shkencëtarët në alarm: Mund të jetë më i rrezikshëm

Varianti i ri i koronavirusit, “Kent Covid” i Britanisë mund të jetë më infektues sepse njerëzit qëndrojnë për një kohë më të gjatë të sëmurë, thonë shkencëtarët.

Më shumë se 50 vende kanë zbuluar tashmë llojin mutant B.1.1.7, i cili evoluoi për t’u bërë deri në 70 përqind më i transmetueshëm sesa virusi origjinal, shkruhet në një artikull të Daily Mail.

Studiuesit nga Universiteti i Harvardit besojnë se diçka e tillë mund të jetë e vërtetë sepse i lë pacientët të sëmurë për një kohë më të gjatë se virusi i zakonshëm. Ata vërtetuan se pacientët e infektuar me variantin e ri ishin të sëmurë për 13 ditë, krahasuar me tetë ditë për llojin origjinal SARS-CoV-2.

Varianti Kent u zbulua për herë të parë në Shtator 2020.