Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus, mjeku i njohur kuksian, Bajram Cena.
Cena ka shërbyer në spitalin e Kukësit prej shumë vitesh, duke organizuar edhe simpoziume të ndryshme shkencore.
Ikja e tij la pas lot dhe dhimbje jo vetëm tek familjarët dhe të afërmit, por edhe tek komuniteti të cilit i shërbeu për vite me radhë.