Qëlloi 3 herë me thikë kunatin dhe rrahu gruan e tij, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar me iniciale P.A. banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë kunatin. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të fundit

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

Lajme të tjera

Web TV