Gjermani/ Mësuesit dhe kujdestarët prioritet për vaksinimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, arsimtarët dhe kujdestarët pritet të kenë prioritet në vaksinimin ndaj COVID-19.

Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe qendrat ditore të kujdesit për fëmijët.

Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19.

Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.

“Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë, dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve”, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në fillim të kësaj jave pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor. /dw/

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV