“Mos harrojmë çfarë kaluam”/ Rama publikon videon: Jemi përballur me sfida të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në rrjetet sociale ku ai tregon disa prej sfidave që nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek pandemia si dhe disa prej arritjeve gjatë qeverisjes së tij.

Ai thotë se shumë persona mund të jenë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e mandatit të dytë, por dhe vetë ai nuk është i kënaqur.

Rama thotë se ka ende punë për të bërë, duke kërkuar kështu mandatin e tretë për të vijuar punën e nisur.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush janë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e këtij mandati të dytë. As unë nuk jam i kënaqur. Por mos të harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë të mallkuara. Paga minimale është rritur me 1/3, plot 36% që nga fillimi i punës, bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen shumë më mirë. Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero. Kantieret e ndërtimit janë më të shumta se anjëherë tjetër në të gjithë Shqipërinë. Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë” – tha Rama.

Të fundit

Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i di të gjitha!

Avokati, Spartak Ngjela ka hedhur një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit. Ai ka aktivizuar Gardën Kombëtare për...

Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët

Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur...

Zjarret në Tiranë, nënkryetari: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj...

Madonna i kërkon Papa Leos të vizitojë Gazën para se të jetë tepër vonë

Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria ,...

Lajme të tjera

Web TV