Rrahën barbarisht të riun në mes të lokalit me shkopinj, policia identifikon autorët (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku një i ri u godit me sende të forta. Mësohet se është arrestuar shtetasi Geart Bakalli, ndërsa është shpallur në kërkim Gazment Kusta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Gazment Kusta, 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit Elvis Elezi 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit Geart Bakalli, 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV