Etna ndriçon qiellin e natës me ‘ujëvarën’ e llavës 1,500-metra të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra në faqen e malit, në një shfaqje që një nga ekspertët e quante “më impresionuesja e dekadave të fundit”.

Vullkani më aktiv i Evropës ka qenë në formë eksplozive javët e fundit, duke ‘pështyrë’ magmën inkandeshente dhe shiun e hirit të tij, deri në qytetin e Katanias.

Sipas ekspertëve kjo shfaqje fishekzjarrësh është pjesë e shpërthimit të tij Strombolian, që mund të konsiderohet si një prej aktiviteteve normale të malit 3,300 metra të lartë.

“Etna po jep një spektakël të rrallë këto ditë,” tha Marco Neri, ekspert vulkanologjie i Institutit Italian të Gjeofizikës.

“Ky është sigurisht shpërthimi më i fortë i kraterit jugor që prej zbulimit të tij në vitin 1971. Nuk kishim parë kurrë shpërthime kaq të larta prej vitesh, por gjithsesi ende nuk ka rrezik për popullatën, përveç problemeve të frymëmarrjes që mund të vijnë për disa orë kur hiri mbulon rrugët dhe ndërtesat.

Dje rreth orës 11 të darkës, rrjedha e shkëlqyeshme e llavës e shoqëruar nga tymi gjigand kaloi 1,500 metra gjatësi teksa mijëra fragmente shkëmbinjsh lëshoheshin nga krateri disa kilometra lart në qiell.

“Është sigurisht një nga shpërthimet më spektakolare të dekadave të fundit,” tha Boris Behncke, vulkanolog në institutin gjeologjik në Katania.

“Kjo është në përshtatje me aktivitetin e zakonshëm të vullkanit. Etna po bën gjërat e saj normale, edhe pse çdo herë ato mund të duken më të mëdha, më të fuqishme apo më kërcënuese”.

Ekspertët thonë se Etna po lëshon magma ‘primitive’, një term me të cilin ata i referohen tipit të magmës me përbërie relativisht të pandryshuar në krahasim me koren e tokës kur ajo është formuar. Kjo është magma më e thellë që vjen nga brendësia e malit dhe ka ngarkesë më të madhe gazi, prandaj është e aftë të krijojë lumenj të tillë mahnitës të llavës.

Lexo edhe :  58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Kjo lloj magme e freskët është parë më herët dhe prodhon ujëvarat e shkëlqyeshmë të llavës,” tha Behncke. “Kujtoni se në vitin 1789 shkëlqimi i llavës arrinte në 3,000 metra lartësi dhe sipas gojëdhanave drita e saj ishte aq e fortë sa mund të lexoje natën”.

Shpërthimet e shpeshta të Etnas gradualisht kanë ndryshuar panoramën e juglindjes së Siçilisë dhe në disa raste kanë kërcënuar komunitetet në rrëzë të malit.

Shpërthimi më i gjatë i vullkanit është regjistruar në 1614, kur aktiviteti shpërthyes zgjati plot 10 vjet dhe vullkani nxorri më shumë se 1 miliardë metër kub llavë, e cila mbuloi 21 km/ katrorë territor.

Ndërsa shpërthimi më shkatërrimtar i saj është ai i 1669, kur llava e tërmetet që pasuan, varrosën dhjetra fshatra dhe shkatërrimi arriti deri në bregdet.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV