E sollën nga Spanja në Shqipëri me zemër të hequr, ministrja Gjonaj i kërkon llogari homologut spanjoll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me Ministrin e Drejtësisë të Spanjës, Juan Carlos Campo Moreno.

Ajo i  kërkoi homologut të saj, ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve lidhur me shtetasin Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në Hospital del Mar të Barcelonës në Spanjë dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë.

Ministri i Drejtësisë i Spanjës, Juan Carlos Campo Moreno garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.

Po ashtu diskutuan mbi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe për marrëdhëniet juridiksionale mes vendeve tona. Forcimi i marrëdhënieve ndërgjyqësore me Spanjën, rëndësia e bashkëpunimit për të luftuar krimin transnacional dhe partneriteti historik me Spanjën do të vijojë me hapa konkrete në fushën e drejtësisë.

Ministrja Gjonaj i shprehu homologut spanjoll konsideratën për mbështetjen që Spanja i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht në procesin e çeljes së negociatave me BE-në.

Lexo më shumë:
https://fjala.al/2021/02/02/trafikim-organesh-shqiptarin-e-sjellin-pa-zemer-nga-spitali-ne-spanje-prokuroria-e-tiranes-nis-hetimet/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV