A ka variante të reja të Covid-19 në Shqipëri? Përgjigjet Fico

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico njoftoi sot se ende nuk është marrë një përgjigje nga laboratorët e huaj nëse në Shqipëri janë duke qarkulluar variante të reja të Covid-19.

“Mostrat tona janë çuar në laboratorin numër një në botë dhe po komunikojmë me ata vazhdimisht. Komunikojmë përdit, por ajo gjë që askush nuk mund ta ndryshojë është sepse duhet të presim për përgjgjet dhe nuk ka favorizime. Dua të them me mutacion apo pa mutacion duhet të kuptoni që ka dyshime. Fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar dua të them që se koronavirusi ka perfshirë Shqipërinë. Ajo që ka vlerë për të përballuar këtë situatë është se virusi është këtu dhe ekziston. Të gjithë duhet të kuptojmë që jemi në një moment për të kthyer këtë faqe të historisë ashtu si duhet. Ashtu si ju dhe ne presim të shohim për variantet e reja nëse janë apo jo.”, u shpreh Fico.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë konferencës së sotme u vendos që në Shqipëri të qëndrojnë të njëjtat masa kufizuese që janë vendosur më 11 shkurt.

Masat që do të qëndrojnë në fuqi në Shqipëri janë:

Kufizim të lëvizjes nga ora 20:00-6:00

– Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 20:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 20:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

Administrata do të punojë online

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Lajme të tjera

Web TV