Dënohet me 18 vite burg gruaja kosovare që vrau të dashurin, revoltohet ish-presidentja Jahjaga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar pas dwnimit tw njw gruaje, e cila vrau të dashurin në vitin 2018.

Gjykata e Ferizajt e ka dënuar gruan me 18 vite burgim, ndwrkohw qw nw një postim në Facebook, Jahjaga shprehet se sistemi i drejtësisë  po funksionon vetëm kur autorët e vrasjeve, janë gra.

Sipas saj, kur ndodh e kundërta, gratë viktima dhe burrat vrasës, e gjithw Kosova duhet të ngrihet në protestë për t’u bërë thirrje gjykatave që t’u japin vrasësve dënimin e merituar.

Postimi i plotë i Atifete Jahjagës:

Gjykata Themelore në Ferizaj paska dënuar sot një grua, e cila ka vrarë të dashurin e saj në vitin 2018, me 18 vite burgim.

Sistemi i drejtësisë, pra, po dijka të funksionojë par excellence kur kryesit e vrasjeve janë gratë.

Ndërsa, kur gratë janë viktima dhe vriten nga burrat e tyre, e tërë Kosova duhet të ngrihet në protestë për t’u bërë thirrje gjykatave që t’u shqiptojnë vrasësve dënimet e merituara.

Çfarë ironie e hidhur e një populli i cili është vrarë nga okupuesit e tij me shekuj të tërë.

Lirinë dhe pavarësinë e ndërtuam mbi premisat e barazisë, drejtësisë, dhe barazisë para drejtësisë! Nuk kemi bërë asgjë nëse shkas për devijimet nga këto vlera e parime bëhet gjinia!

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV