Gjërat po bëhen serioze/ Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi fillojnë bashkëjetesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo Veshaj ka nisur prej disa muajsh një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit.

Përmes postimeve në rrjete sociale “Iconstyle.al” ra në gjurmët e dyshes, që për gjithë këto kohë e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë. Disa ditë më parë Romeo dhe Aleksia postuan në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë.

Më pas u vu re se vetë Aleksia kishte ndarë në rrjete sociale foto në makinë, ku mund të dallohet farë lehtë edhe Romeo.

Ndërkohë “iconstyle.al” ka mësuar nga disa burime se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi. Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë.

Madje disa ditë më parë Aleksia Peleshi publikoi në Instagram një foto, në të cilën shihej përkrah aktorit të humorit. Ajo e kishte mbuluar fytyrën e tij me kapuçin e bluzës, por kuptohej qartë se djali në foto ishte Romeo Veshaj. Nga fotografia dallohej që ata ishin në një ambient shtëpie dhe të dy shiheshin të veshur me veshje sportive.

Teksa Aleksia nuk ka nguruar të ndajë të tilla imazhe në rrjete sociale me Romeon, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë deri më sot për lidhjen e re.

Të fundit

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për...

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Nuk ka largim nga “Anfield”, Virgil van Dijk rinovon me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk i ka dhënë fund spekulimeve mujore rreth të ardhmes së tij duke rinovuar kontratën.  Marrëveshja e mëparshme e holandezit do...

Lajme të tjera

Web TV