Mes kampit të luftës në Siri, ministri Bledi Çuçi nis negociatat për riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Punëve të Brendshme Bledi Çuçi, është duke zhvilluar një vizitë në Liban, pasi qeveria shqiptare po tenton te kthejë në Shqipëri fëmijët dhe gratë, të cilat kanë mbetur në Siri.

Vizita e Çuçit në Liban është bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Ministri Çuçi është shoqëruar në Liban nga shefi i Antiterrorit Gledis Nano, dhe qëllimi i kësaj vizite lidhet pikërisht me riatdhesimin e fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e quajtur “Al Hol”.

Kujtojmë se në riatdhesimin e Floresha Rashës dhe fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin, Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban pati një rol jashtëzakonisht vendimtar që ky operacion të përfundonte me sukses. Ndërsa, vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe një djalin 13 Endri Dumani.

Po ashtu, pas publikimit të historisë së vogëlushit, Alvin Berisha nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, ku dhe u mundësua bashkimi i djalit me familjen që ndodhej në Itali. Mendohet se në kampet e Sirisë ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë, të cilët janë në pritje të riatdhesimit të tyre në Shqipëri.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV