Shakaja në TikTok bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e platformës TikTok kanë ngritur shakatë në një nivel tjetër – në një rast djali mashtron të ëmën duke e bërë të besojë se Mbretëria e Bashkuara është nën sulm bërthamor.

I riu shihet se si gjithçka e kishte menduar në detaje – madje televizori ndërprenë programin duke dhënë një lajm shumë të rëndësishëm – bëhet fjalë për një paralajmërim të rrejshëm të transmetuar kinse nga BBC.

Ajo madje për pak sa nuk fillon të qajë kur shfaqet mesazhi “apokaliptik” në ekran, ku thuhej se “ekziston mundësia të ndodh një sulm bërthamor”.

Shaun Perrett që ka mbi 250 mijë ndjekës në TikTok, filmon të ëmën Tracey Stebbing e cila me frikë të madhe dëgjon paralajmërimin ku qytetarët urdhërohen të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në paralajmërim thuhet se ka filluar evakuimi i banorëve të Londrës dhe se të gjithë aeroportet janë mbyllur – përveç atyre ushtarak. /Telegrafi/

 

Të fundit

Basha padit në SPAK kandidatin e PD në Durrës, Arian Ndoja

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka depozituar një kallëzim në SPAK kundër kandidatit të Sali Berishës për deputet në...

Rama nis turin jashtë vendit – Takimi i radhës me emigrantët në Itali

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë më 13 Prill. Mitingu me emigrantët do të mbahet në Milano në Centro...

Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdojë me tarifat globale gjithëpërfshirëse pavarësisht...

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet...

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur...

Lajme të tjera

Web TV