Akuza e fortë e Kryemadhit: Ambasadorët vijnë dhe lënë me barrë vajzat e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Ambrozia Metaj për besimin që duhet të kenë shqiptarët tek ajo, tha se e mban gjithmonë fjalën.

Ajo bëri deklaratën e fortë në emisionin e Çim Pekës, duke thënë se gjërat në Shqipëri do të ishin më mirë nëse nuk vijnë ambasadorë të huaj dhe lënë me barrë vajzat e shqiptarëve, por nuk përmendi emra konkretë.

Metaj: Nuk e keni mbajtur fjalën e dhënë te njerëzit. Nuk e mbrojtët dot Teatrin Kombëtar, as shtëpitë tek Unaza e Re, ndaj pse duhet t’ju besojnë shqiptarët?

Kryemadhi: Monika Kryemadi e mban fjalën se po mos të isha unë apo Basha apo Balliu nuk do ishin prishur 70 godina, por 1000 gogina,. Aty ka banesa që edhe pse janë me hipotekë nuk kanë marrë para. Nëse ne do të kishim një Gjykatë Kushtetuese dhe sistem drejtësie të pavarur, nëse nuk do të kishim ndërkombëtarë që lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin, nuk do ndodhnin këto që kanë ndodhur.

Peka: Kush është ky ndërkombëtar që do bëhet prind me fëmijë shqiptar?

Kryemadhi: Ke ata që ka larguar Brukseli me karta biancan. Nëse do të kishim një sistem drejtësie dhe një media të pavarur pa ndikimin e atyre që vijnë me mandate 2-vjeçare, gjërat do të ishin më ndryshe. Unë nuk e dija që ambasadori i OSBE do t’i tregonte gishtin vajzave shqiptare dhe do të ikte.

Nazarko: Nuk besoj se ka problem që të bëjnë dashuri të huajt me shqiptarët.

Kryemadhi: Le të bëjnë dashuri, por të mbajnë përgjegjësi familjare dhe prindërore.

Nazarko: Basha nuk i sulmon ndërsa ju i sulmoni.

Lexo edhe :  Zotohet Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e Metës ka shkelje penale

Kryemadhi: Basha është shumë europian, unë jam shqiptar o vlla tipike. Më gjeni një shqiptar që pranon t’i hysh në shtëpi t’i bësh ligjin. Basha është tolerant është i kuptueshëm.

 

Të fundit

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e...

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një kërcënim i ri mbi qytetet...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV