Ngacmoi seksualisht sportisten, vetëvritet trajneri

Ditën e enjte, menjëherë pasi u mësua për ngritjen e akuzave ndaj tij për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve në palestrën e tij në Miçigan, trajneri u gjet i vetvrarë, ndërkohë që pritej që të dilte përpara gjykatës në kontenë e Eaton.

‘Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë,” – tha prokurorja e përgjithshme e Miçiganit, Dana Nesel. Xhon Gedert u akuzua për një sërë krimesh.

Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. Po kështu, Xhon Gedert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish-mjekut të skuadrës amerikane të gjimnastikës, Lerri Nasar.

“Nuk kishim asnjë të dhënë se Gedert kishte ndërmend të arratisej apo të ishte një rrezik për veten apo të tjerët, – tha një zëdhënës i prokurores, – ishim në kontakt me avokatin e tij dhe ai na siguroi bashkëpunimin e tij”.