Pjesë e bandës së rrezikshme/ Gjykata greke liron nga burgu shqiptarin për krime të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatës greke ka liruar nga burgu dy anetarët e grupit kriminal shqiptar “Lions”, të akuzuar për shumë krime të rënda, përfshirë vrasje.

Bledi Alushi, 19 vjec nga Fieri dhe Nektarios Karkalios, 24 vjec nga Greqia u arrestuan në 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa vrasje. Për Alushin u ngritën akuzat “grup kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe vecmas”, “armëmbajte pa leje dhe përdorim arme” dhe “përvetësim pasurie në bashkëpunim” ndërsa ndaj Karakalios akuza “vrasje e mbetur në tentativë”. Gjatë kontrolleve atyre i’u sekuestruan edhe 2 pistoleta e municon si dhe sasi eurosh.

Por Gjykata në Greqi i ka liruar të dy nën masën “detyrim paraqitje”. Sipas mediave vendase, shqiptari dhe greku janë pjesë e grupit kriminal “Lions” në Greqi, të përbërë nga shqiptarë ndërkohë që Nektarios Karakalios ka qenë më parë i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Pëllumb Islamit nga Delvina, por ishte liruar sërish nga Gjykata. Madje dhe pas lirimit, sërish ishte arrestuar në dhjetor 2023 me armë dhe sërish ishte liruar.

 “Kjo është një dosje në të cilën autoritetet policore u përpoqën të bashkonin prova të shpërndara inkriminuese dhe çështje të tjera penale në pritje për t’u caktuar përgjegjësi penale klientëve të mi. Fillimi i përfshirjes së hetuar të klientëve të mi ishte tentativa e vrasjes ndaj gruas së një prej të pandehurve, e cila më pas tentoi ta inkriminonte. Pas kërkimit të faljes së tyre, klientët bindën për mospërfshirjen e tyre në akuzat e ngarkuara dhe u liruan”- tha avokati i tyre, Janis Glykas./O.S

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV