Trajneri i Legias, me superlativa për Ernest Muçin, Mihneviç: Ai është “Mesi” ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mihneviç: “Ai është “Mesi” ynë, do të ndryshojmë prapë konfigurimin e lojës”. Ka mjaftuar vetëm një seancë stërvitore, që Ernest Muçi të tregojë cilësitë e tij me skuadrën e re, Legia e Varshavës. Të mërkurën, ish-sulmuesi bardheblu ka zhvilluar stërvitjen e parë në një realitet të ri, por pa u ndikuar aspak nga rrethanat, duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të vallëzojë me topin dhe të shënojë.

E nuk kanë munguar elozhet dhe nga trajneri i skuadrës, Çesuaf Mihnieviç, i cili është shprehur shumë i kënaqur me atë që ka parë. “Sa i përket Mesit tonë, Ernest Muçi, ai është gati të luajë”, – ka deklaruar kreu i stolit të skuadrës së kryeqytetit polak, duke vijuar: “Ka lëvizshmëri, e sheh shumë mirë fushën, përpiqet të kalojë vertikalizojë… Do të jetë një shtesë interesante për Bartek Kapustkan dhe Lukinjan.”

“Unë mendoj se do të duhet të ndryshojmë përsëri konfigurimin, në mënyrë që të gjithë ata që janë më krijuesit të mund të luajnë, sepse është turp të kesh një djalë të tillë në stol. Muçi është gati. Ju mund ta shihni se ai ka aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës, lëvizshmëria. Ai ishte kudo, duke ndihmuar kudo që ishte e mundur. Unë jam i kënaqur me të. Mes lojtarëve të rinj që u shfaqën në ndeshjen stërvitore, ai është më afër formës maksimale”, – ka përfituar trajneri i Legias së Varshavës, Çesuaf Mihnieviç.

Të fundit

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Lajme të tjera

Web TV