Aksidenti tragjik në “Rrugën e Kombit” me një viktimë, i aksidentuar edhe reperi i njohur (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.

Pas aksidentit, “gazeta Korrespodenti” ka kontaktuar me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme është shënuar një aksident i trefishtë ku fillimisht një trajler është përplasur me një “BMW”, më pas edhe me një veturë të tipit Renault.

Nga ky aksident ka humbur jetën shoferi i “BMW”, Armdan Xhaferri 31-vjeç, ndërsa reperi ndodhej në makinën Renault dhe ka marrë lëndime të lehta.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë.

Reperi “BlackLion”

150592770_347235439750283_8106824515065553535_n-1-450x600.jpg

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV