Intervistë Besnik Jakaj/ LSI ka identitetin e saj, dalëm me listë më vete për maksimalizimin e votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurela Xhika

Për përfaqësuesin i LSI-së, Besnik Jakaj, gjendja pandemike në vend është përkeqësuar edhe si pasojë e politikave qeveritare, ku sipas tij, më shumë po përdoret për fushatë sesa të shihet si problem që ka përfshirë të gjithë botën. Nga ana tjetër, Komitetin Teknik të Ekspertëve i konsideron si “Komiteti i Partisë”, të cilët nuk po vendosin bazuar në të dhënë mjekësore dhe studime shkencore, por me urdhra politik. Ndërsa lidhur me fushatën elektorale Jakaj thotë se LSI në bashkëpunim me PD-në dhe forcat e tjera aleate, vendosën që të dalin me dy lista për të maksimalizuar votat, por edhe për ta “identifikuar” LSI-në si subjekt të rëndësishëm politik.

 Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi që të kandidojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, pse arritët në një vendim të tillë?

Sigurisht, koalicioni opozitar është i konsoliduar, drejtuesit e opozitës kanë rënë në një konsensus dhe për ne kjo është një taktikë elektorale për të maksimizuar votën. Patjetër që LSI ka indentitetin, pragramin dhe kandidaturat e veta dhe në këtë situatë, pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, e bërë në mënyrë të njëanshme nga z.Rama ka qënë vendim i opozitës së bashkuar që të kandidojë me dy lista, PD dhe  koalicioni e saj dhe LSI me kanditatët e vet, me programin dhe angazhimet e veta në këtë fushashatë. Ne mendojëm se në këtë mënyrë do kemi patjetër një maksimizim të votës.

Nga ndryshon programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga ai i partive të tjera politike?

Ka një marrëveshje dhe një bashkëpunim në mënyrë të vazhdueshme mes opozitës së bashkuar, por LSI është një parti me identitetin e vet, me programin e qartë të saj në fokus të së cilës është intergrimi europian, por edhe ai i të rinjve dhe shtresave që e gjejnë veten tek programi ynë. Ne kemi një program të detajuar për arsimin dhe për rininë gjithashtu edhe për bujqësinë, pasi ne jemi një vend bujqësor dhe blegtorial dhe ky sektor kaq jetik ka nevojë për një hartimin e këtij plani që qeveria do i japë qeftë për zerimin e taksës për prodhimet bujqësore për eksportet, qoftë për rimbursimine  naftës apo për projektet e zhvillimit të bujqësisë dhe fondet që do të shkojën për fermerët shqiptarë. Programi ynë ka në fokus gjithashtu edhe ndihmesën e çifteve të reja dhe bebeve të sapolindura, ku ne kemi planifuar që këtyre të fundit ti depozitohen në llogari bankare 1 mijë dollarë, pra e fillojnë jetën me një bonus ekonomik shumë të rëndësishëm gjë që motivon shtimin e popollsisë, por gjithashtu është edhe një shtysë për të nxitur të rinjtë që të krijojnë jetën e tyre në Shqipëri. Ky program është hartuar me ekpertët më të mirë të të gjitha fushave, ku një pjesë e rëndësishme e tij është shëndetësia.

Pse qytetarët duhet të zgjedhin sipas jush Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe jo një parti tjetër politike?

Qytetarët o kanë provuar të gjitha partitë brenda këtij 30 vjeçari, sigurisht LSI ka qënë në koalicione të ndryshme për detaje që tashmë dihen, në momente krizash të vendit dhe Shqipëria ka kohë që vuan, por ne nuk kemi një barrë të përgjegjësisë tek kjo vuajtje, pasi ka qënë aleat dhe nuk nuk ka patur në asnjë moment përgjegjësinë e drejtimit të venditdhe prandaj kandidon e vetme në këto zgjedhje, për të marrë përgjegjësi të plota në qeverisjen e vendit. Po pse duhet që vota e shqiptareve të shkojë pro nesh? LSI ka një program të prekshëm dhe të realizueshëm, e kalkuluar me buxhetin e shtetit shqiptar dhe ka ekipin më të mirë që një forcë politike mund të ketë, personalitete të fushave të ndryshme që janë në të gjitha qarqet, me potenciale të larta morale, njerëzore dhe qeverisëse. Unë jam i bindur që ky gërshetim i personaliteteve profesionale do të çojë në qarkun e Tiranës LSI-në në një rezultat spektakolar, sepse kemi krijuar frymën dhe mundësitë për të paraqitur programin tonë para qytetarëve dhe kemi kapacitete të jashtëzakonshme për të qeverisur vendin pas zgjedhjeve të 25 prillitme përgjegjshmëri, integritet dhe përkushtim, sepse qeveria është shërbëtor i qytetarëve. Kandidatët e LSI-së mund ta qeverisin shumë mirë vendin dhe do ngjalin shpresën tek qytetarët dhe do realizojën një program qeverisës që nuk është parë këto 30 vite në vendin tonë.

Si një kandidat i kësaj partie, si e parashikoni ju rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit? Sa mundate mund të sigurojë LSI?

Me këtë program dhe më këtë përfaqësim mund të them se bazuar mbi punën që po bëjnë strukturat e LSI-së dhe kandidatët e kësaj force politike dhe mbështetjen që po gjejnë tek qytetarët shqiptarë, un kam bindjen që do kalojmë mbi 45 mandate.

Sa e vështirë është të bëni fushatë me këto kushte dhe a mund ta penalizojë kjo gjë opozitën?

Sigurisht ka vështirësite e veta, ne duhet të jemi të kujdesshëm, të gjitha forcat politike duhet të përpiqen të zbatojnë rregullat e vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo periudhë e vështirë nuk na lejon grumbullimet masive si në fushatat e mëparshme, por duhet të veprojmë me këto kushte në të cilat ndodhime, me më pak persona, por sigurisht duke shfrytëzuar edhe pjesën e teknologjisë për të dëgjuar çdo ide dhe shqetësim të qytetarëve shqiptarë. Kjo është periudha ku ne duhet të angazhohemi maksimalisht për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Lexo edhe :  Kërkesa e Lapaj/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, të gjitha fletët rezultojnë me vulë

Z.Jakaj ju jeni mjek në profesion dhe do doja të ndaleshim edhe tek pandemia e Covid-19. Si e ka menaxhuar qeveria shqiptare këtë situatë me të cilën po përballemi prej një viti?

Që në datën 9 mars kur edhe u identifikuan rastet e para të personave të infektuar në vendin tonë mund të them me plot gojë që qeveria ka dështuar totalisht me menaxhimin e pandemisë, sepse u nis në mënyrë propagandistike për të përfituar nga kjo pandemi dhe nuk bëri një plan strategjik, profesional dhe shkencor, por e gjitha u centralizua tek 127-ta dhe tek spitalet Covid-1 dhe Covid-2, duke krijuar një efekt hinkë nga e gjithë Shqipëria dhe në finale duke mos i dhënë asnjë shërbim qytetarëve shqiptarë. Ne jemi dëshmitarë të kalvarit të vuajtjeve që kanë kaluar qytetarët e infektuar me 127-ën, për të bërë tamponia, për dhënien e përgjigjes dhe shpesh herë kjo përgjigije është dhënë pasi qytetari ka humbur jetën. Për të përballuar pandeminë, patjetër që duheshin masat profesionale, bonusi financiar sepse jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe për pasojë edhe mbështetja duhet të jetë e tillë dhe jo më kot në kemi kaq humbje jetësh edhe të bluzave të bardha. Për shkak të paaftësisë dhe mungesës së një plani strategjik, kjo gjë ka është kthyer në një kolaps. Qytetarët duhet humbur besim tek sistemi shëndetësor janë keqmjekuar në shtëpi, deri me oksigjeno-terapi, që nuk mund të bëhët dot në kushte të tilla, kanë paguar një kosto financiare të tmerrshme, pasi edhe tamponi më i shtrenjtë në botë është në vendin tonë, 100 euro një tampon, analizat laboratorike, radiologjike dhe kostoja e këtyre pacientëve, jashtë vëmendjes profesionale ka shkuar deri në 2 apo 3 mijë euro për një qytetar, imagjinoni sa e rëndë është situata kur infektohet e gjitha familja, pasi e tillë është kjo pandemi dhe qeveria i ka lënë krejtësisht të vetëm. Të gjithë jemi dëshmitarë të charterave që fluturojnë që prej fillimi të pandemisë, për në Turqi apo edhe në vende të tjera të BE-së, por sigurisht që qytetarët e thjeshtë se kanë këtë mundësi.

Një një intervistë të dhënë për Gazetën Fjala ditën e djeshme, zv.misnitrja Rakacolli u shpreh se situata paraqitet e qëndrueshme dhe nuk është e domosdoshme marrja e masave të tjera. Në kushtet në të cilat ndodhemi mendoni se duhet të ketë një ashpërsim të masave të marra për të parandaluar infektimet, duke patur parasysh shifrat e ditëve të fundit që i kanë kaluar 1 mijë?

Një nga dështimet fatale që ka pasur qeveria është edhe mungesa e eskpertëve të epidemiologjisë në Komitetin Teknik të Ekspertëeve. Ai në fakt është një komitet partie, i përbërë nga drejtorë në konflikt interesi. Shifrat e të infektuarve, viktimave dhe të hospitalizuarve tregojnë që ne po kalojmë një gjendje jashtëzakonisht dramatike. Fatkeqësisht në vendin tonë ka folur kryeministri në cilësinë e kryepidemiologut, kryehigjenistit, kryeinfeksionistit ka pastaj ka dalë Komiteti dhe ka përcjellë zërin e tij. E gjithë kjo na ka çuar në këtë situatë të vështirë me të cilën po përballemi sot, e cila pëveç fatalitete i ka çuar qytetarët në një rrënim ekonimik.

Qeveria ka parashikuar që procesi i vaksinimit të përfundojë para 14 mujorit, sa reale është kjo gjë duke patur parasysh ritmin e vaksinimit?

Kjo është një vaksinë elektorale, totalisht e papërgjegjshme nga ana e kryeministrit për ta përdorur këtë vaksinë për fushatë , duke qënë se jemi në prag të zgjedhjeve. Kanë ardhur 960 doza vaksinash dhe është bërë shoë në Arenën Kombëtare, ka patur më shumë kamera, media e gazetarë sesa vaksina. Vaksinimi po vazhdon me ritme jashtëzakonisht të ulëta që i bie për 60 apo 70 vjet të krijohet imuniteti i tufës, ky është një dështim i qeverisë, por fatkeqësisht këtë dështim e kanë paguar qytetarët shqiptarë me jetën dhe ekonominë e tyre.

Një tjetër vendim i Ministrisë së Shëndetësisë ka qënë edhe vaksinimi i personaliteteve plus 80 vjeç, cili është komenti juaj?

Vazhdojnë në këtë gamë banalitetesh propagandistike, kush ia përcaktoi përsonalitetet mbi moshën 80 vjeç? Madje sa qytetarë kemi në mbi 80 vjeç? Sa persona të tillë kemi, janë vaksina me pikatore propagandistike? Kush e bëri vlerësimin, Komiteti i Ekpertëve? Është shumë e shëmtuar, por qytetarët e kanë kuptuar dhe e kanë provuar këtë pandemi në familjet dhe tek të dashurit e tyre dhe sigurisht do dinë të heqin qafe, ashti siç e meriton kjo qeveri e papërgjegjshme më datën 25 prill.

Duhej bërë një diferencim i tillë, pavarësisht kontributit të tyre në shoqëri?

Nuk duhej bërë ky diskriminim i qytetarëve nga komiteti i partisë sepse të gjithë janë të barabartë, pavarësisht se ku kanë punuar. Janë apo jo personalitete, të gjithë qytetarët  duhet të vaksinohen një orë e më parë.

Të fundit

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së...

Lajme të tjera

Web TV