Balla takim me artistët: Rivitalizimi i kalasë, do ta kthejë Elbasanit në destinacion të fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin Taulant Balla zhvilloi këtë fundjavë një takim me artistët, ku ndanë mendime për rigjallërimin e jetës artistike në qytet dhe shndërrimin e Elbasanit në destinacion turistik.

Prej një viti puna e artistëve është pezulluar tashmë, por ata paraqitën projektet e tyre, jo vetëm për rikthimin sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe projekte të vogla të cilat respektojnë rregullat Covid.

Në situatën e një ngarkese të madhe psikologjike që po kalojmë qytetarët kanë nevojë për kënaqësinë dhe shlodhjen që fal arti.

Balla ndau me artistët projektin për rivitalizimin e kalasë së Elbasanit, një projekt ambicioz që synon ta kthejë kalanë e Elbasanit në destinacion të fundjavës.

Balla mori shembull modelin e Korçës, Tiranës apo Vlorës, duke theksuar potencialin edhe më të madh të kalasë së Elbasanit.

Por Balla kërkoi bashkëpunimin e banorëve të kalasë të cilët zotërojnë prona dhe mund t’i shndërrojnë ato në bashkëpunim dhe me mbështetjen e bashkisë.

Por shndërrimi i kalasë nuk do të kishte kuptim pa jetën artistike brenda saj dhe artistët shprehën optimizmin e tyre për këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Elbasanit.

Në prag të Ditës së Verës artistët gjithashtu ndanë mendime për organizimin aktiviteteve të vogla në zbatim të rregullave anti COVID-19.

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV