Shfaqet në foto pa rrip sigurimi në timon, Braçe ironizon Bashën: Oo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti edhe pse zgjohesh në drekë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bashkëshortja e Bashës publikoi një foto teksa kreu i PD-së ishte duke i dhënë makinës, por nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Braçe shkruan se Basha nuk është ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe ligji nuk ndryshon vetëm për të.

“Vendos rripin ooooo rryp!

Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë;

Ligji nuk ndryshon se je ti!”, shkruan zv.kryeministri Erion Braçe.