Formula 1 me tifozë, Adams: Shpresëplotë për të paktën gjysmën e sezonit të 2021-shit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e virusit korona nuk do të pengojë ardhjen e spektatorëve në garat e Formula 1 për 2021-shin. Sipas Drejtores së Përgjithshme të Promovimit të Garave, Adams, pas masave të marra dhe vaksinimit, janë krijuar kushtet, që të paktën në pjesën e dytë të sezonit, spektatorët e Formula 1 të rikthehen. Kështu, Formula 1 mbetet shpresëplotë që spektatorët do të lejohen në “shumicën” e garave në 2021-shin, por secili rast do të gjykohet mbi kushtet specifike lokale që mbizotërojnë në atë kohë.

Drejtorja e Përgjithshme të Promovimit të Garave në Formula 1, Kloe Target-Adams, përmendi vaksinimin e suksesshëm dhe përmirësimin e kontrollit të “Covid-19” në Britaninë e Madhe, si një tregues që aty gara të mund të bëhet me tifozë. Megjithatë ajo vuri në dukje se prania e spektatorëve do të bëhet më e mundshme në gjysmën e dytë të vitit, sepse vendet po ndjekin afate të ndryshme kohore për çlirimin përfundimtar nga epidemia.

“Në këtë fazë, unë jam ende optimiste se pjesa më e madhe e sezonit do të shohë spektatorë, – tha Target-Adams në një seminar. – Dhe unë mendoj se është padyshim shumë specifik për territorin dhe për vendndodhjen. Ne jemi shpresëplotë për Britaninë e Madhe, që aty gara mund të bëhet me spektatorë, pasi qeveria ka bërë një punë të shkëlqyer me shpërndarjen e vaksinave. Padyshim që kapacitetet duhet të përcaktohen.”

“Por në vendet e tjera kanë një trajektore të ndryshme për shpërndarjen e vaksinës, – ka vijuar ajo. – Duke u afruar secilës garë, do të shohim se si do jetë situata e pandemisë dhe më pas do të procedojmë,” Target-Adams tha se mësime u nxorën që vitin e kaluar në ato gara ku u lejuan spektatorët. “Vitin e kaluar në Portugali dhe Rusi u lejuan 30,000 tifozë, – sqaroi ajo. – Kjo na siguroi se duke marrë masat e duhura, çdo gjë mund të arrihet. Ne e dimë që distancimi shoqëror do të mbetet.”

Lexo edhe :  Crystal Palace mposht Liverpool-in dhe fiton Community Shield

“Vetëm kështu mund të shkojmë përpara, – ka vijuar zyrtarja e Formulës 1. – Përndryshe nuk do të funksionojë. Kështu që ne jemi me shpresë dhe po planifikojmë që tifozët të kthehen në garat tona këtë vit.” Por këtë vit, Botërori i Formula 1 ka disa risi. Për herë të parë do të ketë 23 gara dhe do të nisin në Bahrein dhe jo në Australi, si gjithnjë. “Epidemia nuk do t’i zbehë aspak ambicjet e këtij sporti për të ecur përpara, – tha Target-Adamsi. – Ne do të përpiqemi të bëjmë të mundur atë që duket e pamundur.”

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV