Mjeku i njohur humbi betejën me Covid-19, pas pak ditësh ndërron jetë edhe bashkëshortja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth tre javë pas ndarjes nga jeta të neuropsikiatrit Hiqmet Shqerra për shkak të COVID, ka ndërruar jetë edhe e shoqja. Lajmin e ka bërë me dije i biri me anë të një statusi në rrjetet sociale. Përmes një dedikimi prekës ai shkruan se prindërit e tij nuk mundën të qëndronin të ndarë për shumë gjatë ndërsa premton se do të ndjekë hapat e tyre duke mbajtur larg emrin e të ëmës dhe të atit me respekt.

“Lamtumire mama. Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe.Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes.

Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje. Ju qofte dheu i lehte te dyve!”, shkruan ai.

Neuropsikiatri i njohur Hiqmet Shqerra u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.

Të fundit

I la në “arrest shtëpie” familjaren e mitur, kanoset në zyrë Prokurorja e Sarandës

Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë është kërcënuar ditën e sotme në zyrën e saj....

Drejtësia s’duhet të trembet nga Berisha. Të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm!

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” tha se dosja “Partizani” nuk është asgjë në krahasim me ngjarjet e tjera...

Gjigandët gjermanë synojnë ndërtimin e një “gigafactory” për Inteligjencën Artificiale

Katër nga kompanitë më të mëdha gjermane: Deutsche Telekom, SAP, Ionos dhe grupi Schwarz (i njohur për rrjetin e supermarketeve Lidl) janë bashkuar në...

Lufta tregtare SHBA-Kinë, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Mund të kemi një bisedë këtë javë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, mund të bisedojnë këtë javë, tha sot një zyrtar i Shtëpisë së...

“Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë”

Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si të përballet me drejtësinë, pas...

Lajme të tjera

Web TV