Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve, ja cilat janë masat e reja që priten të merren për në vazhdim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një fundjave me shifra të larta nga Covid-19 dhe grumbuj njerëzish në zona të frekuentuara, siç ndodhi te Kodrat e Liqenit në Tiranë, sot do të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për të marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pas njoftimit që anëtarët e Komitetit dhanë për qytetarët duke u shprehur se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat pasi numri i të infektuarve është normalizuar.

Por nëse shifrat e pandemisë do të vijojnë të mbeten të larta edhe përgjatë kësaj jave, Komiteti i Ekspertëve mund të ndryshojë mendje, duke vendosur të ashpërsojë masat. Por, në çdo rast, as që bëhet fjalë për mbyllje.

Ndonëse janë shtuar zërat ndër bluzat e bardha që kërkojnë ashpërsim të masave, asnjë prej tyre nuk përmend një karantinë të dytë. Vendimi në prag të fundjavës që shkoi për të lënë në vendnumëro masat shtrënguese është pritur me rezerva nga specialistë të fushës. Nga ana tjetër, anëtarët e komitetit kanë lënë të hapur mundësinë e kufizimeve shtesë, jo pas dy javësh, por në momentin kur e shohin të arsyeshme.

Me rregullat e vjetra në fuqi, ora policore është në 20:00 deri në 06:00 dhe nuk dihet nëse do të ndryshojë sot. Në këtë orar do të mbyllen edhe baret dhe restorantet të konsideruara si vatra kryesore të përhapjes së COVID, ndërsa mësimi vijon online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë. Sakaq edhe fluturimet me Britaninë e Madhe, ku dhe është shfaqur varianti i ri i koronavirusit janë të ndaluara.

Masat që janë ende në fuqi:

“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

Lexo edhe :  Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Universitetet vijojnë online

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Të fundit

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt,...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Lajme të tjera

Web TV