Spiropali nga Kuvendi: Doni nuk doni ju, Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thumbuar këtë të hënë në fjalën e saj me opozitën jashtë parlamentare por edhe me deputetët e opozitës në Kuvend.

Në replikat e saj me deputetët opozitarë, ajo ka ironizuar marrëveshjen e koalicionit të firmosur mes PD dhe LSI, ndërsa ka treguar edhe arsyet pse Edi Rama sipas saj është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vite.

Adriatik Alimadhi: Si ajo shoqja e Beratit mu duke kur fole, mendoja se do flisnit ndryshe kemi bërë një propagandë që s’duam as ujë e drita vetëm ju mos u zini.

Elisa Spiropali: Po ç’të të them Alimadhi, ti thua pse thua votoni për Ramën, tani për kë të votosh o Alimadhi? Për ju që s’dini akoma ca jeni e ca identiteti keni? Ju quajnë ballist e merrni për ofendim. Për kë? Për Nardin? Për Lulin, Monën, Fatmirin e Vangjelin?

Doni nuk doni ju, Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite se nuk ndërton në rërë si ata, dakort?  Se ata u thoshin njerëzve hajdeni këtu mos paguani energjinë, ndërtoni shpiat e tani kanë dhe borxhet e të presin në radhë se Shabani legalizonte biznese e karburante e jo shtëpitë.

Ne nuk jemi koalicioni i Shabanëve por maxhoranca, PS që do bëjë Shqipërinë Evropiane.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Lajme të tjera

Web TV