Nerim Vaçi nga Mati ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk arriti dot ta fitojë betejën personale me Covid-19.
Mësohet se Vaçi është i punësuar si infermier burgu pranë burgut të sigurisë së lartë në Burrel.
Situata me koronavirusin është shqetësuese në Shqipëri, teksa po raportohen rreth 20 viktima çdo ditë, ndërsa numri i të infektuarve në 24 orë vijon të jetë i lartë , afërsisht 1000.