Formula 1, Bahreni ofron vaksina të “Covid-19” falas për të gjithë të pranishmit në Çmimin e Madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bahreinit ka njoftuar se po planifikon të ofrojë falas vaksinat e “Covid-19”, për ata që udhëtojnë për testet e Formula 1 dhe Çmimin e Madh në Mars. Në shtetin e Gjirit Persik do të zhvillohen provat e vetme para-sezonale të Formulës 1, që do të mbahen nga data 12, deri më 14 mars 2021, përpara garës për hapjen e sezonit, që mbahet në fundjavën e 26-28 marsit 2021.

Bahreini aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit për “Covid-19” në botë, me rreth 9% të popullsisë që tashmë i kanë marrë të dyja dozat e kërkuara. Me një numër të madh personeli që do të jetë në Bahrein për periudhën e plotë 3-javore që mbulon si testimin ashtu edhe garën e Formula 1, vendi tani ka njoftuar se do t’u ofrojë atyre vaksina “Covid-19” falas.

Bahreini tha se do ta shtrinte programin e tij të vaksinimit për këtë veprimtari sportive, mbi një bazë vullnetare, ku afatet kohore lejojnë dhe sigurojnë përfitime shtesë për pjesëmarrësit dhe popullsinë kombëtare. Ministria e Shëndetësisë e Bahreinit do t’u ofrojë të gjithë atyre që klasifikohen si “pjesëmarrës në garë” që të vaksinohen pas mbërritjes në Bahrein.

Ndërsa dozën e dytë do ta marrin përpara se të largohen nga vendi. Por duket se shumica e ekipeve pjesëmarrëse në garën e parë të Botërorit të Formula 1, nuk do ta marrin parasysh ofertën e Bahreinit, edhe për arsye se një pjesë e tyre vijnë nga vende që kanë avancuar me programin e vaksinimit.

Të fundit

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

Në emisionin “Real Story” , Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë...

Prezantohet lista e mbyllur e PS në Tiranë, kryeson Edi Rama

Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës Lista e Mbyllur: Edi Rama Ogerta Manastirliu Elsia Spiropali Lindita Nikolla Taulant...

Lajme të tjera

Web TV