Futbolli i sallës/ Kapiteni Halimi: Të luftojmë për fitore me Danimarkën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e futbollit të sallës ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet për dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për turin elitë të Eliminatoreve të “Euro 2022”, ndaj Danimarkës, që do të luhen në Tiranë në datë 3 dhe 4 mars 2021.

Edhe ndeshja e dytë, është vendosur të luhet në kryeqytetin shqiptar, për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes në Kopenhagen, si pasojë e kufizimeve anti-“Covid-19”.

Në fillim të seancës së sotme stërvitore, për fshf.org ka folur kapiteni kuqezi, Roald Halimi, i cili mungoi në dy ndeshjet e para ndaj Kroacisë dhe Ukrainës për shkak të virusit korona.
Ai është i lumtur që ndodhet përsëri me grupin dhe kërkon që skuadra të besojë deri në minutën e fundit tek Evropiani.

“Kemi një grup të konsoliduar, nuk është i ri, kemi vite që jemi bashkë, – ka thënë Halimi. – Kjo mund të jetë dhe pika e fortë e kësaj skuadre kombëtare, duke parë që i kemi hedhur bashkë të gjithë hapat, si kualifikimi në Botëror dhe Evropian. Në përbërje kemi disa elementë të rinj, është shans shumë i madh, këtë ja thashë trajnerit ashtu edhe ҫunave. Shans i madh edhe që do të luajmë në shtëpinë tonë, nuk do të udhëtojmë në Danimarkë. Tani është në dorën tonë dhe është një element që do na ndihmojë.”

Po si pret ai të vijë kundërshtari në këto dy ndeshje?

“Siҫ kanë ndryshuar kundërshtarët ashtu kemi ndryshuar edhe ne, – ka theksuar kapiteni kuqezi i futbollit të vogël. – Duke qenë një sport i ri tek ne, ҫdo vit bëhen hapa të mirë përpara. Ne duhet ta mbajmë brenda nesh ëndrrën, sepse luhet një Evropian që po na pret. Akoma jam këtu me këtë shpresën se mund ta luajmë një Evropian. Ne nuk duhet t’i humbasim shpresat. Duhet të marrim 6 pikë këtu. Nuk e dimë se ҫ’farë do të ndodhë më pas ndërmjet Kroacisë dhe Ukrainës. Më pas në 40 minuta gjithҫka mund të ndodhë.”

Lexo edhe :  Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

“Në këtë moment nuk mund të them sesa shanse kemi, por duhet të jemi gjallë me ëndrrën e Evropianit deri në minutën e fundit”, – ka përfunduar rrëfimin e tij kapiteni Roald Halimi.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV