‘Ma punuan, më vranë shpirtërisht’/ Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën dhe tregon si e skualifikuan nga Komisioni i Vlerësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktori i njohur, mjeku gjinekolog Halim Kosova ka bërë një rrëfim jo të zakonshëm sot në “Open”, ku ka treguar për jetën e tij politike dhe prapaskenat që kanë ndodhur vite më parë.

Kosova tregon se ia kanë bërë me hile dhe e kanë nxjerrë jashtë Komisionit të Vlerësimit në kohën e Genc Rulit.

Halim Kosova: Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontributin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkuar, e kam këtu. Nëse ka njeri si puna ime, një jetë në spitalet publike, një mijë lekë të vjetra nuk m’i gjen që t’i ketë marrë….nuk ka. Genci më ka kthyer përgjigje, më ka thënë ‘çfarë pune ke me ne, e ke me Bashën’. Kjo është përgjigja që më ka kthyer. Njerëzit e dinë shumë mirë se cilat janë duart e pastra. Janë ftuar lloj e lloj njerëzish, edhe ata që marrin dy mijë euro në ditë rrogë në shtet. Dhe atyre Berisha u thoshte që do t’ua bëj një mijë e dyqind euro rrogën në muaj. Dhe ata dëgjonin.

I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që, nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifikuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza. Nuk e besoj , i thashë. Më tha ë sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa. Si mund të heqësh dikë që vetëm se nuk shan PS, le të iki të bëjë ato punët humanitare që do të bëjë. Si mund t’ja besosh këtë proces ia beson një njeriu që është akuzuar për fabrika.

Lexo edhe :  Meta i pandehur nga SPAK/ Avokati: Duhet të merrnin dhe Shkëlzenin…

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

Lajme të tjera

Web TV