“Njësoj siç kur vrau në Bulevard”/ Braçe ‘vë në gjumë’ Bashën: I papërgjegjshëm, nuk ka patentë që prej 2016-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erion Braçe pretendon se kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2016.

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar nga bashkëshortja e Bashës, ku kryedemokrati shfaqet pa rrip në timon, Braçe shkruan se Basha është politikan pa karakter.

Braçe shkruan se Basha po bën të njëjtën gjë siç ka bërë kur “vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak”

Braçe i ka bërë montazh fotos së Bashës, ndërsa ka replikuar me qytetarët që i shkruanin se “nuk e kap ligji, pasi është mbi 190 cm i gjatë”. Me ironi, komentuesit i shkruanin zv.kryeministrit se as këtë të fundit nuk e kap ligji për mbajtjen e rripit të sigurimit.

“Nuk është çështje rripi por ligji! Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip. I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.

Nga gjiza e byrektores së PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!

Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.

Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak!

Lexo edhe :  Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë!

Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë por me karakterin”, shkruan Braçe, ndërsa i ka bërë montazh fotos, duke vënë në gjumë kryedemokratin.

Të fundit

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe,Albin...

Lajme të tjera

Web TV