Rikthimi i fushës së “Air Albania”/ Tomorri: Optimist se do të jetë gati për eleminatioret e 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të investimit në këtë impiant modern.

Tashmë ka mbërritur edhe sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para. Në një prononcim për Fshf.org, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, flet për proceset që po zhvillohen aktualisht në stadium për rikthimin e fushës në gjendje optimale.

Tomorri është optimist se fusha do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës. Mendoj që fusha do të jetë në gjendje mjaft të mirë, koha është shumë e shkurtër në dispozicion para ndeshjes së marsit. Fusha do të kthehet në një gjendje të mirë sidomos në pjesën jugore të stadiumit, ku bie hija dhe llambat shërbejnë pikërisht për të rritur rrënjët e barit, pra për të krijuar një fushë më stabël edhe në atë pjesë”, – thotë administratori i stadiumit, teksa shpjegon më në detaje edhe proceset e kryera.

Gjithashtu, Kejdi Tomorri shpjegon edhe fazën tjetër, që konsiston në vendosjen e një tapeti hibrid, që do të mund të përballojë edhe dy ndeshje në javë.

Lexo edhe :  Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

“Ne kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, procesi i ‘verti drain’, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, që përdoret gjerësisht në stadiumet e mbyllura në Europë dhe më gjerë. Me vendosjen e tapetit të ri pastaj ne pretendojmë që këtu të luhen një numër akoma më i madh ndeshjesh, deri në dy ndeshje në javë pa u dëmtuar fusha”, – deklaroi Tomorr

Të fundit

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Lajme të tjera

Web TV