Shembet ura e Tapizës/ Balluku: Do të ndërtohet deri në 1 shtator, ja si do të bëhet devijimi i trafikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ura e Tapizës është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar të krijohej në këtë zonë. Kjo urë 50 vjeçare ishte një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, por ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati Brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo.

Të fundit

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e...

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka kaluar lirshëm mbi to: sulmet...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV