Nuk zbatuan masat anti-Covid, gjobiten mbi 1600 persona në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit policia ka ndëshkuar 1672 persona, 1451 prej tyre janë konstatuar duke ecur në rrugë pa maskë, ndërsa 221 të tjerë janë gjobitur pasi udhëtonin në makinë pa maskë me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare.

Policia njofton se janë ndëshkuar edhe 9 persona që janë konstatuar duke ecur në rrugë gjatë orës policore.

“Ndëshkohen me masë administrative 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë 48 orëve të fundit. Masë administrative edhe për 9 shtetas që u konstatuan duke lëvizur pas orarit të lejuar.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton policia.

Të fundit

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV