Aksident i rëndë në Kashar/ Makina del nga rruga, vdesin 3 pasagjerët (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kodër-Kashar, ku kanë humbur jetën 3 pasagjerë.

Makina e drejtuar nga 27-vjeçari Z.M., ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet

Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë Isail Sula, Lulzim Sula dhe Dashamir Dema . Ndërsa Zija Murati ka qenë shoferi i makinës i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Makina futet kundravajtje në autostradë/Një i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit...

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital të moshuarin

Autoritetet kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar. Ngjarja ka...

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e ‘çmendur’ e Seb Ponarit

Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga...

Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin. Ka nga ata që ecin...

Nicolas Sarkozy përjashtohet nga Legjioni i Nderit

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është përjashtuar nga Legjioni i Nderit pas dënimit të tij tashmë përfundimtar me një vit burg për korrupsion. Kjo u raportua...

Lajme të tjera

Web TV