“Jemi thyer në mes”/ Rama kujton tërmetin tragjik të 26 nëntorit: Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Planin për Rindërtimit. Fillimisht ai kujtoi tërmetin tragjik të 26 nëntorit, duke rrëfyer tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të asaj dite të zezë për vendin tonë.

“Shumë shpejt mësova se diku pranë në Durrësit, tërmeti i 26 nëntorit kishte goditur shumë fort. Informacioni shtrihej minutë pas minute, duke krijuar një perimetër, që ende sot po kurojmë pa pushim plagët e mëdha të hapura atë natë, sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 prillit.

Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare, pasi jemi thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia.

E them pa modesti, dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet e kufizuara që ka.

Dy sfida që askush tjetër ju i njihni, i dini, se cilët janë të tjerët nuk do të mund t’i përballonte, me forcën, vullnetin dhe dinjitetin që po i përballojmë ne.

Ka qenë një fjalë e thënë nga pasioni dhe ambicia për mijëra njerëz që mbetën të pastrehë, nuk ishte një fjalë që atëherë mund të mbështetej në mundësitë tona.

Kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe dhe kam bërë lypësin, kudo ku kam mundur. Nga Perëndimi deri poshtë në lindjen e mesme. Arritëm të siguronim një mbështetje rekord”, deklaroi Rama.

Të fundit

Doli jashtë lokalit por u kthye të shpëtonte të tjerët, si vdiq këngëtari në Maqedoni

Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan, Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë,...

Plaga e emigracionit në Shqipëri do të thellohet!

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të...

Spiropali mesazh deputetëve që mbetën jashtë listave: Do më mungoni shumë

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa shumë prej ligjvënësve të kësaj legjislature (2021-2025) nuk do të...

Java globale e parasë/ Sejko: Sistemi i pagesave ne euro ka ulur kostot e transfertave

Sistemi kombëtar i pagesave në euro ka siguruar 100 milone euro kursime për qytetarët dhe bizneset. Sipas të dhënave Ekonomia shqiptare ka regjistruar një nivel...

A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?

Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.Në fakt, kjo fjalë është përdorur për...

Lajme të tjera

Web TV