“Të gjitha do i marrin falas”/ Rama inspekton rindërtimin e lagjes në Rrëshen: Duken si resortet turistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Rrëshen ku do të ndërtohen 35 banesa individuale 6 pallate dhe 68 apartamente.
Rama ka bërë një krahasim, duke thënë se zonat e reja zhvillimore të ndërtimit janë njësoj si resortet turistike apo blloqet rezidenciale.

Ai thotë se i vetmi ndryshim është se të parat janë për ata që u goditën nga tërmeti dhe nuk kanë, kurse të dytat për ato që kanë.

Një përfaqësues i firmës ndërtuese e ka siguruar se deri në tetor lagjia e re është gati. Ndërkohë Rama nuk ka kursyer batutat me një biznesmen, duke i lënë porosi që ta bëjë lagjen si për shtëpine tij, por edhe se këto mundësi duhet t’i quajnë dhurata nga zoti për të lehtësuar shpirtin dhe për të bërë mirë.

INSPEKTIMI NË RRËSHEN

EDI RAMA: Zonat e reja në zhvillim, janë njësoj si resortet turistike që jemi mësuar të shohim. Si zhvillimet e blloqeve rezidenciale. Ato janë për ata që kanë mundësi t’i blejnë, këto janë për ata që s’kanë mundësi. Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e rëndë e fatkeqësisë natyrore, shumë më të fortë të gjitha ta që i blejnë. U goditën më shumë të dobëtit. Nëse do të ndiqnim formulën e ndjekur kudo, me kredi të buta, do ishte barrë e madhe për ta. Të gjitha do i marrin falas. Shumë më të lehtësuar, me shtëpi shumë më të mira dhe për fëmijët do jetë kalim në botë tjetër. Në krahasim me atë që ishin para tërmetit, ku të detyruar nga fati.

PËRFAQËSUESI I FIRMËS: Afati është 5 muaj. Nesër lidhim kontratën për pallatet. 6 muaj e kanë. Deri në tetor është gati lagjia e re.

Lexo edhe :  KQZ publikon shifrat/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje deri tani

RAMA: Perfekt . Do ta bësh si për shtëpinë tate. S’do i lësh asgjë mangut. Jo se është. Se ju biznesmenët duhet t’i quani, dhurata nga zoti këto mundësi që të lehtësoni shpirtin, që të thoni vërtet fitoni shumë po thoni ja kemi bërë një gjë të mirë. Se për ju të biznesit s’ka vend në parajsë. Puno sot që ta kesh shpirtin në parajsë.

Të fundit

Shqipëria, “Zjerm” në Eurovision! Kualifikohet për natën finale

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im....

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV