Stërmbesa tregon anën e butë të Al Capone-s: Ishte thjesht gangster, nuk ishte përbindësh (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga stërmbesat e Al Capone kujton se si njërit prej personazheve më të njohur të botës së mafias i pëlqente të rrinte në kuzhinë dhe të gatuante makarona.

Deirdre Capone tregoi për “Mirror” se ai e mësoi se si të bënte spageti perfekte dhe 80-vjeçarja shtoi se ajo është i vetmi person në botë që e ka njohur më mirë nga të gjithë famëkeqin Al Capone.

Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur Capone vdiq, në janar 1947, por e mban mend si një njeri shumë të butë e të ndjeshëm.

“Kishte një shenjë në fytyrë, që ia bëri me thikë një djalë. Al Capone i kishte bërë një kompliment motrës së atij djalit dhe ai e goditi me thikë.

E urrente atë shenjë dhe mundohej ta fshihte gjithmonë. Është e vështirë që të gjesh një foto të tijën ku nuk mundohet që ta fshehë. Ai donte që të kishte gjithçka perfekte”, kujton Deirdre.

Ajo shton se Al Capone mbante përherë një kapele të bardhë, pasi në lmat me kauboj, të mirët mbanin kapele të bardha:

“Duke qenë se media përherë ishte kundër tij dhe përpiqej që t’ia vinte fajin për gjithçka, ai mbante kapele të bardhë që t’i tregonte njerëzve se ishte njeri i mirë. Ndihej i viktimizuar”.

Deirdre thotë se Al Capone “ishte gangster, jo përbindësh”. Ajo beson se ai nuk ka vrarë kurrë njeri personalisht, por pranon se ka urdhëruar vrasje.

“Nuk ka asnjë provë që ai të ketë vrarë vetë njerëz. A janë vrarë njerëz? Sigurisht që po. Ajo kohë e historisë amerikane ka qenë si Perëndimi i Egër. Nëse vidhje bagëtinë e dikujt ose i rrëmbeje gruan dikujt, e paguaje shtrenjtë. Në atë kohë, italianët ishin të fundit që merreshin në punë dhe të parët që pushoheshin nga puna”.

Lexo edhe :  8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV