Laporta zgjidhet President i Barcelonës dhe bën deklaratën e fortë për Leo Messin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joan Laporta është zgjedhur president i ri i Barcelonës, pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale të 7 marsit në klubin katalonas.

Laporta mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke fituar 54.28% të votave të dielën. Ai arriti të fitojë 30.184 vota në total, duke lënë shumë prapa Fontin me 16.679 vota dhe Freixan me 4.769 vota.

Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president. Nga viti 2003 deri më 2010, Laporta korri suksesin më të madh si president duke fituar: 4 tituj në La Liga, 1 në Kupën e Mbretit, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Botës për Klube.

Ai është dhe një nga Presidentët që ka sjellë emra të mëdhenj në klub si Ronaldinho, Eto’o, Henry apo edhe vetë Messin. Ky i fundit u duk shumë i lumtur nga rikthimi i Presidentit në krye të klubit, aq sa shkoi edhe votoi me djalin e tij.

Marrëdhënia e Messit me Barcelonën tashmë pritet të konsolidohet edhe më shumë, pasi ngërçi më i madh mes tyre quhej Bartomeu.

Pasi gjithçka u vendos dhe Laporta doli fitues, ai dha një deklaratë të fortë në lidhje me yllin argjentinas. Ai tha se Messi e ka telefonuar atë dhe ia ka uruar fitoren, por Laporta shton se ai dhe argjentinasi do të bisedojnë së bashku në lidhje me të ardhmen në Barcelonë.

“Messi më uroi dje, së shpejti do të kemi një bisedë të qetë dhe do të vendosim për të ardhmen e tij dhe klubit”, tha Laporta.

 

Të fundit

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët...

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi...

Miratohet vendimi, ALBTrace Co merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV