La Infektivin pas 36 vitesh për politikën, Najada Çomo tregon arsyen (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Najada Çomo, ka treguar arsyen pse vendosi të lërë spitalin Infektiv për t’iu futur politikës pas 36 vitesh punë në këtë spital. Çomo është e mendimit se askush më shumë se ajo nuk mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

Ajo shton se një nga motivet e forta për të vazhduar punën ka qenë edhe suporti i kryeministrit Edi Rama duke theksuar se në këtë kohë ajo që nevojitet më së shumti është besimi.

“Pasi mbarova fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ai vit nuk jam ndarë më prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, me studim, me instruktim dhe natyrisht dinjitet profesional për t’i shërbyer pikërisht pacientëve në këto spitale.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj dhe uroj të vlefshëm pikërisht për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurisht për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit të vendit zotit Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që ne duhet të besojmë shumë shumë shumë”, shprehet ajo.

Të fundit

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit, iu drejtua popullit me një mesazh të shpërndarë në rrjetin...

Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

Nga Indrit Vokshi E kishte pyetur dje gazetari Osman Stafa, se pse nuk zbaton statutin që parashikon dorëhqeje? Jo, Osman, shiko, mos keqinterpreto ti Osman,...

Korreshi në Kuvend: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba!

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka bërë një panoramim të zymtë të gjendjes në qarkun e Lushnjes pas procesit zgjedhor. “Jam mësuar që në Kuvend...

Kampet për emigrantët, Rama për ‘The Guardian’: Situatë e zymtë!

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta tregon se Britania pas Brexit...

GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin, do kryejë 100 orë punë në shërbimin publik

Gjykata e Apelit ka ndryshuar dënimin për ish-gjyqtarin e lartë Guxim Zenelajn që u dënua nga shkalla e pare me 1 vit  shërbim prove...

Lajme të tjera

Web TV