Chiesa dhe fitorja nuk mjaftojnë, Juventus përfundon jashtë Champions League!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga e Kampioneve ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e kthimit të dy çifteve të para të turit të 16-shes, në përfundim të të cilave janë njohur edhe dy çerekfinalistet e para.

E para që ka siguruar vendin midis 8 më të mirave të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të Evropës ka qenë Borusia e Dortmundit, e cila e ka mbrojtur atë fitore 3-2 të arritur në ndeshjen e parë në fushë të huaj përballë Seviljes, duke marrë një barazim 2-2 në shtëpi. Ha’aland e ka kaluar Borusian në epërsi në minutën e 35-të dhe me këtë epërsi do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa fillimi i së dytës do të shohë sulmuesin norvegjez t’i mohohet një gol nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Sidoqoftë, ky i fundit e shpërblen sulmuesin e Dortmundit, madje dy herë në minutën e 54-t, pasi akordon 11-metërsh në favor të gjermanëve. Ndonëse portieri mik e pret goditjen e parë, gjyqtari do ta përsërisë atë dhe këtë radhë norvegjezi nuk gabon.

Por 15 minuta më vonë, një 11-metërsh në krahun tjetër, i shndërruar në gol nga Jusef En-Nesiri, bën që 20 minutat e fundit dhe ato 6 shtesë në mjaft dramatike, e për më tepër që Sevilja gjen edhe një gol të dytë, sërish me En-Nesirin. Por mbyllet 2-2 dhe është Borusia e Dortmundit që vijon edhe më tej, ashtu siç ka bërë edhe Porto, e cila e ka siguruar kualifikimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mundur 2-3 në Itali përballë Juventusit, por duke siguruar vendin në çerekfinale falë golave të shënuar në fushë të huaj.

Pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të portugezëve, falë 11-metërshit të saktë të Serzhio Olivieras, ndërsa me fillimin e së dytës, Kieza do të barazojë shifrat për italianët në të 49-ën dhe detyra e Juventusit do të bëhet më e lehtë 5 minuta më pas, kur Mehdi Taremi merr dy kartona të verdhë brenda dy minutash dhe del nga loja i ndëshkuar me karton të kuq.

Lexo edhe :  20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Kieza do të gjejë edhe një gol të dytë për Juventusin në minutën e 63-të dhe, përtej epërsisë numerike dhe në rezultat, Porto mbijeton dhe e çon ndeshjen në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila. E para është mbyllur pa gola, ndërsa në të dytën, në minutën e 115-të të ndeshjes, Porto barazon shifrat nëpërmjet një goditjeje të lirë të Serzhio Oliveiras. Ndonëse Rabiot e kalon sërish Juventusin në epërsi dy minuta më pas dhe minutat e fundit janë dramatike dhe drithëruese, mbyllet 3-2 në Torino dhe Porto është në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Të fundit

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV