FBI publikon videon/ 100 mijë dollarë për ata që japin informacion mbi autorin që vendosi eksplozivin pranë Kapitolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FBI kërkon ndihmën e publikut për të zbuluar se kush është personi që ka vendosur eksploziv në Komitetin Kombëtar Republikan dhe Komitetin Kombëtar Demokratik një natë para trazirave të Kapitolit në 6 Janar në Uashington.

Në videon e publikuar nga FBI, shihet se një person i maskuar me kapuç, më 5 janar ka vendosur dy bomba pranë selisë së partive demokratike dhe republikane, në Kapitol. Personi shihet në një moment që fshin syzet.

“Video tregon një person që ndalet në një moment për të fshirë syzet. FBI kërkon ndihmë nga qytetarët dhe ofron 100,000 dollarë për ata që ofrojnë më shumë informacion në lidhje me autorin e krimit.”- shkruan FBI.

Në orën 19:40 pasdite në 5 janar, autori i dyshuar shihet duke qëndruar në një lagje rezidenciale. Në orën 19:52 pasdite, personi shihet i ulur në një stol para DNC, ku thuhet se u vendos bomba e parë. I dyshuari duket se ngre një çantë, ngrihet dhe largohet.

Në 20:14 pasdite, autori shihet në një rrugicë afër RNC, ku u gjet një bombë e dytë. Pak çaste më vonë, një kamera sigurie kap të dyshuarin duke ecur përpara Capitol Hill, ngjitur me RNC.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV