Nuk pranoi që të kandidonte për deputet, Rama largon Dritan Lelin nga fushata zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e djeshme i deleguari politik Damian Gjiknuri ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark me zonat ku do të punojnë.

Gjiknuri mësohet se ka lexuar një letër mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili ka surprizuar të pranishmit në sallë, ku shkruhej se ish-kryebashkiaku  Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e fushatës së PS-së në Vlorë.

Mësohet se në letrën e dërguar nga kreu i qeverisë, është thënë se Dritan Leli është i lirë të ndjekë privatisht fushatën, apo ndonjë kandidat për deputet që ai mbështet.

Letra është lexuar nga i deleguari politik Damian Gjiknuri përpara asamblesë në Teatrin ‘Petro Marko’, mbledhje e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Shqiptarja.com

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV