Në fushën e përbashkët me Covidin zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bie fjala për të ardhmen e vendit, për rritjen e prodhimit të brendshëm, integrimin evropian, e ca më thellë se kaq, duhet t’i harrojmë vogëlsirat dhe meskinitetin që na mbyt çdo ditë, e të ngrihemi mbi mbeturinat mikroborgjeze.

-Ç’do të thotë mikroborgjez?

-Kjo do të thotë se ti në trurin tënd…. ke miqësi me borgjezët.

  1. Bëj autokritikë, edhe pse nuk po e marr vesh se ku është thembra e Akilit.

Te zgjedhjet vëlla, te zgjedhjet. Jemi apo s’jemi patriotë?!

Aaa…, mirë thua, më doli nga mendja. E çfarë duhet nga unë, që ta meritoj emrin e patriotit deri në detaj? Karta e identitetit demek, numri i shasisë???

Jo, thjeshtë ta dimë nga të ha tyta, majtas apo djathtas… Se po nuk e vajise pushkën, plumbi të shkon qorr. M’u tek xhamet e shtëpisë së teto Sotiricës. Se nuk ma merr mendja të jesh nga ata burra që t’i biesh drejt e në mes.

Përse shërben e gjitha kjo?

Sepse jemi futur në fushatën zgjedhore, e cila konkretizohet në kutinë e votimit. Pra, duhet vajtur në votime, sepse do bëhet qeveria e re që do drejtojë vendin drejt sukseseve akoma më të reja. Drejt prosperitetit. Do ngrihen rrogat dhe pensionet ndërsa mjekësia do të vazhdojë të jetë falas.

Rroftë qeveria!

Dhe për këtë shkak madhor e të papërmbajtshëm pushon së funksionuari edhe fushata epidemike. Ku Sotiri, ku Shekspiri. Ku epidemia e ku qeveria.

Ose në rastin më të mirë do të bashkëjetojnë të dyja në të njëjtën fushë. Domethënë bashkekzistencë paqësore. Ore në kohë të vështira kanë fjetur macja me miu bashkë. Sa çudira mban kjo botë.

Vëllezër, Korona s’është asgjë para Zgjedhjeve.

Se… viktima do të ketë.

Luftë e para. Luftë e dyta. Varet si e ndjen luftën. O do biesh dëshmor me flamurin e partisë në dorë, o te shtrati i infektivit. Shkurt hesapi: O me ne, o me ata, rrugë të mesme s’ka! Ne po dihet, mësimet bolshevike i kemi nën sqetull. Se dhe orën e marksizmit e kishim si vulë noterie për të marrë të drejtën e studimit. Pra, le të ishe mirë me notat, i shkëlqyer në shkencat ekzakte, e i formuar në shkencat shoqërore, fillimisht duhet të ishe njeri politik.

U përmbysën sistemet, Muri i Berlinit u bë për muze, por sloganet mbeten… në mendjet e njerëzve sigurisht.

Partitë kanë lëshuar motorët e fushatës. 1500 kuaj fuqi. Jo, shumë më tepër. Me kaq tërhiqet vetëm një karrocë.

“Do fitojmë apo jo? Po, po, po…”

Nëpër kafene tifozllëku ka nisur tashmë. Të dhjefsha kampionatin botëror të futbollit. Ehu, sa është rritur koeficienti i basteve se kush do fitojë zgjedhjet. Edi apo Luli?

Po Mona???

E ç’na u bënë havale këta të LSI-së. Nuk lënë vend pa e fut hundën. Do marrin kovidin, jo për gjë.

Lexo edhe :  Dua Lipa – ikona e pop-it dance mban energjinë më të nxehtë se ferri

Gjithsesi nuk duhet të qahemi. Njëfarë zhvillimi etik e kemi. Të paktën nuk ngjisim nëpër cepa pallatesh e mure rrethues gjithfarë posterash me surretërit e kandidatëve, si dikur traktet e luftës: I bëjmë thirrje gjithë popullit të ndershëm e patriot… të votojnë për… Frontin.

E mirë o mirë.

Vetëm ata më të thekurit fare, ata që vazhdojnë të jetojnë si në vitet ’97-98, dhe nuk e dinë ende se uji nga Bovilla ka zbritur në Tiranë, vazhdojnë të mbajnë siglat e partisë tek xhami i pasmë i makinës. Por ata janë të pandreqshëm. E kotë të harxhosh frymën në tentativë për t’u shpjeguar se gjërat kanë ndryshuar, dhe se armiku tanimë nuk është kundërshtari politik por Covidi.

-Kush është ky, kandidat i ri?

Po të keqen, vetëm se është andej nga fundi.

Listat janë afishuar tanimë. Ca u futën në lojë e ca dolën jashtë fushe. Qejfmbetjet për një vend më përpara janë shoshitur. Kandidatët janë aty një më një për t’u ndeshur.

Ja sheshi, ja mejdani…

-Profesor Zeno, thashë t’i përplasim brirët një herë… si ore unë të të kap te dyshi e t’i të më marrësh lojën. Këtu të kam.

Mirë juristët, biznesmenët dhe ekonomistët, po mjekët çfarë duan nëpër lista?

Eh sikur të mos ishte kjo habia e njerëzve. Meqenëse jemi në luftë me armikun kovid e kam fjalën. Kësaj i thonë që gjenerali të lërë armatën, me pushkë pa fishekë në vijën e zjarrit dhe vetë rehatohet në… mejhane.

-Demek e lënkërke kuzhinën edhe shkuake më ndonjë zyrë…?

-Çne? Kuzhina, kuzhinë e punët e tjera, punë të tjera. Pa duhet përgatitur dhe diskutimi… Punë me telashe shumë.

Si ka mundësi të ndodhi kjo, përderisa një mjek me punë shtetërore paradite e private pasdite, fiton ku e ku më tepër se një deputet? Ç’i duhet një politika një njeriu që ka bërë betimin e Hipokratit?! Pastaj mjekët na duhen. Ca na i mori gjermani, ca na i merr politika.

Pikëpyetje me shumë të panjohura.

Kështu që i bie të shkojmë tek klinika e doktorit popullor Zeqo Pilafit, që në rininë e tij kishte pasur profesionin fisnik të rojës.

Po a na shëron dot ky lloj mjeku me lule mëllage e patkonj kali?

-Ç’thua more, unë me këtë fener ndaloj trenin jo më heqjen e barkut.

Nejse, puna e tyre. Gjithsecili ka hobet e veta.

Fushata ka filluar tashmë. Propaganda do të vazhdojë edhe pse me maska në fytyrë. Nëse zëri nuk dëgjohet mirë, në ndihmë vjen një portovoç.

Propaganda, propaganda, propaganda. Tri herë propaganda.

Lum si ata që merren me fjalë.

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV