13 vite nga tragjedia e Gërdecit, Balla: Krim shtetëror, të rihapet hetimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka rikujtuar ngjarjen tragjike që ndodhi 13 vite më parë në Gërdec, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 26 persona si dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Magazina për demontimin e armëve, ku ndodhi shpërthimi implikonte kryeministrin e asokohe Sali Berishën dhe djalin e tij Shkëlzenin, por askush nuk doli para drejtësisë.

Nisur nga kjo Balla shkruan në rrjetin social facebook se vendimi i drejtësisë amerikane, që konfirmon fajësinë e tyre, mbetet pikë referimi për rihapjen e hetimit.
Sipas numrit 2 të PS, Gjykata e Floridas është shprehur se Shkëlzen Berisha nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që rrëzojnë përfshirjen e tij në këtë tragjedi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

13 VITE NGA KRIMI SHTETËROR I GËRDECIT
EDHE PSE DREJTËSIA SHQIPTARE KA DËSHTUAR DERI MË SOT TA HETOJË PLOTËSISHT, VENDIMI PAK KOHË MË PARË I DREJTËSISË AMERIKANE KONFIRMOI PËRFSHIRJEN DHE FAJËSINË E SHKËLZEN BERISHËS DHE TË SALI BERISHËS NË MASAKRËN E GËRDECIT
VENDIMI I GJYKATËS AMERIKANE MBETET REFERUES PËR RI-HAPJEN E HETIMIT PËR KRIMIN SHTETËROR NË GËRDEC.
Një Gjykatë Apeli në SHBA rrëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.
Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.
Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”
Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.

Të fundit

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte...

Lajme të tjera

Web TV