“Duro vëlla se s’ka dalë akoma”/ Zbulohet rrengu i Ernejt Shytit menjëherë pasi qëlloi Behar Sofinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës. Raportohet se 24-vjeçari Ernejt Shyti, pasi ekzekutoi Sofinë ka bërë një inskenim duke çaluar, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë.

Por, pas konsultimit me hetues anglezë, grupi hetimor ka dalë në përfundim se ky gjest i autorit ka qenë i inskenuar, në mënyrë që të vononte identifikimi i tij.

Ekspertiza e provave të gjetura në vendngjarje mësohet se është bërë në Britaninë e Madhe për të pasur edhe një rezultat më të saktë të ADN-së.

Ndërkohë Leonar Xhixha ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj, por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Sipas këqyrjes të telefonit që kanë bërë ekspertët, vrasësi njoftohet me mesazh në messenger, ku i shkruajnë “Duro vlla se s’ka dalë akoma” dhe më pas i shkruajnë “Doli”. Teksa viktima kalon në vijat e bardha, në një moment përballet me vrasësin e dyshuar, i cili bën njohjen përmes fotografisë dhe i shkon pas për ta qëlluar, raporton “Fax News”.

Më pas, vrasësi hodhi rrobat dhe mori me urgjencë një taksi duke i kërkuar shoferit që të shpejtonte se kishte punë. Taksinë e mori poshtë Ministrisë së Jashtme dhe i kërkoi që ta çonte deri tek terminali i ekonomikut. Brenda kishte dy çanta dhe i kishte thënë taksistit: “Të lutem gjej rrugën më të shkurtër pasi jam vonë”. Në dëshminë e tij, taksisti thotë se i bëri përshtypje fakti që e mbylli derën me bërryl, jo me dorë.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të katër personat e dyshuar, që u vunë në pranga në saj të dëshmisë së dhënë nga 24-vjeçari Shyti.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV