Franca pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pas Italisë dhe Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca do të ndalojë administrimin e vaksinës se prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për Covid-19 në pritje të një vlerësimi nga rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian.

Lajmin e bëri të ditur presidenti francez Emmanuel Macron të hënën pas një njoftimi të ngjashëm nga qeveritë gjermane dhe italiane.

Qeveria gjermane njoftoi më herët gjatë ditës se sotme se po e pezullonte përdorimin e vaksinës pas raportimeve për mpiksje të rrezikshme gjaku, pas bërjes së vaksinës.

Ministria e shëndetësisë së Gjermanisë njoftoi se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave, Instituti Paul Ehrlich (PEI), i cili bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve.

“Pas raporteve të reja të trombozave të venave cerebrale në lidhje me vaksinimin në Gjermani dhe Evropë, PEI konsideron se janë të nevojshme hetime të mëtejshme,” tha ministria e shëndetësisë në vend.

Të fundit

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas...

Erion Veliaj sapo votoi nga burgu! Cilin kandidat durrsak zgjodhi ai?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin...

Titujt e lajmeve sot tregojnë se problemi nuk janë politikanët, por populli

Lajmet e orëve të fundit në Shqipëri janë një alarm për shoqërinë. Kur lexon titujt e mediave, kupton se sot nuk ka rëndësi se...

Shkencëtarët zbulojnë fosile të peshqve 400 milionë vjeçarë

Një ekip studiuesish nga Kina dhe Australia kanë zbuluar për herë të parë fosile të reja të llojit Palaeospondylus jashtë Skocisë, konkretisht në Queensland,...

Kandidati për deputet i PD-së futet në çdo qendër votimi, ligji e ndalon

Kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, është akuzuar nga Partia Socialiste për shkelje të...

Lajme të tjera

Web TV