Vendimi/ Shqipëria i “ndez dritën jeshile” vaksinave kineze dhe ruse antiCovid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda pak ditësh qeveria merr një vendim të dytë duke i ndezur dritën jeshile vaksinave ruse dhe kineze anti covid. Me anë të një akti normativ të miratuar së fundmi qeveria shprehet se do të pranojë ato vaksina që janë miratuar nga ana e dy agjencive ndërkombëtare si ajo në SHBA dhe BE-së.

“Vaksinat anticovid-19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në Vaksinat anticovid-19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në aprovimet e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19”, thuhet në aktin normativ të miratuar nga qeveria dhe të botuar në fletoren zyrtare të ditës së sotme.

Më herët qeveria, po nëpërmjet një akti normativ autorizonte dy ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj që të nisin negociatat me shtetet e ndryshme.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV