Zvicra, me 4 futbollistë shqiptarë në Evropianin e 21-vjeçarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Zeqiri, Bastien Toma, Kastriot Imeri dhe Toni Domgjoni thirren nga Federata helvete. Katër futbollistë, të cilët kanë mundësi që ta përfaqësojnë në të ardhmen përfaqësuesen e Kosovës ose Kombëtaren e Shqipërisë, do ta veshin fanellën e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës në Kampionatin Evropian 2021 të kësaj grupmoshe, që mbahet gjatë këtij viti në Hungari dhe Slloveni.

Andi Zeqiri, Bastien Toma, Kastriot Imeri dhe Toni Domgjoni u ftuan nga trajneri Mauro Lustrineli për “EURO 2021” që do të mbahet nga 24 marsi, deri më 6 qershor të këtij viti, duke shuar përfundimisht shpresat Kosovës se mund ta ketë ndonjërin prej tyre për ndeshjet e marsit, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Për sulmuesin e klubit të Premierligës Brajton & Houvit, Zeqiri, kishte zëra se do t’i bashkohej Kosovës për ndeshjet eliminatore të marsit.

Veçanërisht pas deklaratave të babait të tij për mediat në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, se ai ishte duke i rregulluar dokumentet e nevojshme për të ndërruar fanellë. Megjithatë, kompania që e përfaqësueson futbollistin e ri, sqaroi më vonë se qëllimi i Zeqirit ishte të vazhdonte me Zvicrën e Nën-21-vjeçarëve të paktën deri në përfundim të turneut të kësaj vere.

Zvicra është në grup me Islandën, Slloveninë dhe Hungarinë në EURO 2021-shin, faza e grupeve të cilit luhet në mars, çerekfinalet në maj dhe gjysmëfinalet e finalja në qershor të këtij viti. Ndërkohë, pas ditë më parë, mediat helvete “vajtuan” largimin e një tjetër futbollisti të talentuar, Nedim Bajramit, i cili ka vendosur të luajë për fanellën kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë.

Madje, mediat zvicerane shkruanin se “Shqipëria na vodhi një xhevahir”, duke mos e fshehur zhgënjimin me vendimin e futbollistit të Empolit, i cili deklaroi se zgjedhja e fanellës kuqezi ishte një zgjedhje zemre. Sidoqoftë, të 4 lojtarët nga Kosova që janë thirrur nga Zvicra për Evropianin e Nën-21-vjeçarëve, mund të zgjedhin të ndërrojnë përfaqësuese pas mbylljes së kësaj veprimtarie, pasi ky nivel moshe është edhe i fundit ku të jepet një mundësi e tillë.

Të fundit

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar...

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë...

Shqipëria hap negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë...

“Të kremtojmë çdo hap të vogël”, Marta Kos: Shqipëria në BE, më pranë se kurrë

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg, u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë për të...

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një kukull të mbështjellë me një...

Lajme të tjera

Web TV