KQZ ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, nën koalicionin “Aleanca për ndryshim”.
KQZ ka miratuar vetëm listën e kandidatëve e barasvlefshme me numrin e mandateve për secilin qark, duke fshirë emrat e tepërt të depozituar nga opozita.
Nga 231 emra të depozituar nga PD, pranohen vetëm 153. Çka do të thotë se KQZ ka lënë jashtë 78 kandidatë.
Sa i përket dekriminalizimit, KQZ tha se ka rezultuar se asnjë kandidat i PD nuk ka dënime që ia ndalojnë kandidimin bazuar në ligjin e dekriminalizimit.
“Nuk ka asnjë ndalim për kandidatët e aleancës së PD, nga të dhënat që ata kanë deklaruar. Drejtoria e Gjendjes Civile ende nuk ka kthyer përgjigje”.
Listat e miratuar për 12 qarqet:
1-9 Berat
1-6 Dibër
1-15 Elbasan
1-18 Fier
1-6 Gjirokastër
1-12 Korçë
1-3 Kukës
1-15 në Durrës
1-9 Lezhë
1-12 Shkodër
1-36 Tiranë
1-12 Vlorë